Plumbi i Artë/ Dëshmon mjeku që mjekoi Nuredin Dumanin e plagosur: Ishte me fasho në kurriz, u thashë që është për operacion

Në seancën e Plumbit te Arte, ka dhënë dëshminë, mjeku që ka vizituar Nuredin Dumanin e plagosur pak para se të arrestohej në Fier.
Mjeku: Në 2022 kam qenë kirurg.
Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte, Henrik Hoxhaj duhet të ishte, e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja ku ishte.
Në Fier ishte, por banesën nuk e kujtoj ku ishte, u futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh.
Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels me tatuazhe,
Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb hyrës, por nuk kishte dalë.
Apartamenti ishte katin e pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte. Atje ishte edhe një vajzë.
As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë.
Nuk fola me personin që ishte i plagosur.