Dëshmojnë 5 inspektorët e IMT: Ka qenë thjesht një ndryshim projekti. Policia: Janë të përfshirë 14 persona

5 zyrtarët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të arrestuar një ditë më parë kanë dëshmuar para hetuesve lidhur me ngjarjen dhe janë shprehur se ka qenë thjesht një ndryshim projekti. Ndërkohë në terren është konstatuar dhe dyshohet të jetë një ndërtim pa leje.
Nga hetimet e deritanishme, policia thotë se të paktën 14 persona janë përfshirë në këtë veprimtari, 6 prej të cilëve në kërkim.
3 vilat e ndërtuara pa leje në një zonë rezidenciale të Saukut u shembën vetëm disa orë pas arrestimeve ndërsa aksioni u ndoq në terren nga Forcat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.