E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat nis procesi i aplikimit për kartat e identitetit

Nis shpërndarja e kuponave për kartat e identitetit, në qytetin e Beratit. Shpërndarja është bërë në postën e qytetit, ndërsa aplikimi nuk ka nisur ende pasi nuk është bërë lidhja online e te dhënave të qytetarëve në zyrat e aplikimit duke e lënë peng procesin. 

BERAT- Nis shpërndarja e kuponave për letër njoftimet e reja biometrike në Berat. Sipas afatit të caktuar më parë ditën e djeshme në qytetin e Beratit ka nisur shpërndarja e kuponave të letër njoftimeve nga dega e postës shqiptare Berat .
Por edhe pse ka nisur shpërndarja e 5000 kuponave vetëm për Bashkinë e Beratit, prefekti Thoma Romnici sqaron se procesi mund të mbetet peng si shkak i mos lidhjes online të aparaturave në ambientet ku do të kryhen procedurat. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›