Tiranë, policia rrugore aksion për xhamat e zinj
Policia rrugore e Tiranës ka nisur një aksion i cili ka për qëllim parandalimin e aksidenteve. Sipas kreut të qarkullimit Artan Osmani, ky aksion do të vazhdojë. Deri më tani janë 40 automjete të bllokuar për xhamat e zinj, si dhe 25 të tjera për kundratabelë.
TIRANE- Prej dy ditësh shërbimet e komisariatit rrugor të Tiranës nën drejtimin e Komisar Artan Osmanit dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, janë duke zhvilluar një aksion të përbashkët për automjetet që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përdorimin e rripave të sigurimit, si edhe për mjetet që lëvizin me xhamat të veshur të zinj dhe me kundratabela, të cilat i mbajnë në mënyrë të paligjshme. Operacioni i përbashkët i policisë rrugore dhe rendit, mësohet se do të vijojë edhe në ditët në vijim. Deri në orët e pasdites së djeshme konfirmohej se ishin bllokuar rreth 46 automjete me xhama të zinj dhe 25 mjete të tjera, të cilat përdornin kundratabela, dhe që nuk kishin autorizim për përdorimin e tyre.
“Ka rreth dy ditë që në qytetin e Tiranës dhe në rrethinat e tij janë organizuar pika kontrolli, ku objekti i punës tonë është parandalimi i aksidenteve rrugorë si dhe ndëshkimi i kundravajteve që janë burimi i aksidenteve. Kemi bllokuar rreth 15 automjete për mungesë dokumentacioni, puna vazhdon”- tha shefi i qarkullimit të Tiranës Artan Osmani lidhur me punën që po zhvillohej në terren.
Sipas Osmanit policia rrugore e kryeqytetit siguron qytetarët se do të ndëshkojë të gjitha ata përdorues rruge, që shkelin rregullat e qarkullimit duke u kthyer kështu në burim aksidentesh. (a.r/news24/balkanweb)