E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat nuk prishen ndertimet ne zonen muzeale

Inspektoriati Ndërtimor ne berat prej ditesh ka nisur nje aksion per prishjjen e ndertimeve pa leje.

20 objekte si shtesa banesash e garazhe, janë në planin e Inspektoriatit për t'u prishur. Puna ka nisur në lagjen “30 Vjetori’, pranë tregut të ri industrial e ka vazhduar ne lagje te tjera te qytetit.

Nje problem i madh per qytetin e Beratit jane ndertimet pa leje ne zonen muzeale. Ne kete zone Inspektoriati Ndertimor ende nuk ka asnje plan per nderhyrje edhe pse objektet pa leje ne te gjithe zonen e kalase apo prane objekteve te kultit qe jane monumente kulture jane te panumerta..

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›