Gushi paraqitet ne gjykate

Vrasësi serial Viktor Gushi ka dalë të shtunën para gjykatës së Tiranës, e cila pritet të japë masën e sigurisë burg pa afat. 44-vjeçari nga Patosi, që u arrestua dy ditë më parë, pranoi se është autor i shumë krimeve, mes të cilave vrasje dhe grabitje.
Policia e Tiranës shpërndau dje në media pamjet filmike të momentit të arrestimit të Viktor Gushit, i cili shumë qetësisht rrëfente krimet e kryera.
Policia ka mundur të evidentojë 16 akte të rënda kriminale të kryera prej tij, të cilat ishin në listën e krimeve të pazbardhura prej 4 vitesh.
Për një periudhë katërvjeçare, 44-vjeçari kishte mundur të realizonte një seri grabitjesh, katër prej të cilave kanë përfunduar me vrasje dhe plagosje të rënda.
Drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj tha se Gushi rezulton se ishte një grabitës profesionist dhe vepronte vetëm kryesisht të premteve, frekuentonte shumë lojrat e fatit duke shpenzuar paratë që grabiste, dhe një pjesë e depozitonte pikërisht në bankën e radhës që do grabiste.
Policia ka mësuar se grabitësi ishte duke planifikuar sulmin e radhës javën e ardhshme. Viktor Gushi ishte kthyer në Shqipëri në vitin 2008 dhe që në atë kohë ka ndërmarrë një sërë grabitjesh, kryesisht ndaj bankave.
Mësohet se në total ai kishte grabitur 145 mijë dollarë. Në formimin e tij psikologjik, pjesa e rënduar mbetet vetëm ndaj femrave për shkak të divorcit që kishte pasur.
Ai ka pranuar përpara policisë plagosjen e arkëtares së Ujësjellës Kanalizimeve tek Shkolla e Baletit, në korrik të vitit 2010, plagosjen e arkëtares së filialit të postës tek Medreseja, në nëntor 2010 dhe vrasjen e së martës në mesditë të arkëtares së bankës.
Gushi pranoi se ishte përgatitur të reagonte me armë ndaj çdo kundërshtimi gjatë grabitjes, sidomos kur kishte të bënte me një femër.