Berat, plagoset me armë 25-vjeçari, shoqërohen 6 persona

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Beratit. Një i ri është plagosur me armë në rrethana ende të paqarta. Armando Koçilerja 25 është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë i riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar 6 persona të cilët do të merren në pyetje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes së 25-vjeçarit.