E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, plagos me armë vëllanë për pronën, arrestohet 47-vjeçari

Konflikti mes dy vëllezërve për pronën ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Piraj ku 47-vjeçari Gjin Marku ka plagosur me armë vëllanë e tij, Pjetër Marku 49 vjeç pas një sherri për pronën.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
 

Mësohet se 47-vjeçari do të merret në pyetje nga efektivët e policisë për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›