Berat, privatizohet Materniteti. Braçe: Të nisin hetimet
Nuk do të lejojmë më Republikanët të vjedhin pronat publike. Ka deklaruar në Berat, deputeti PS Brace, pasi ka bërë publike dokumenta që vërtetojnë se nëpërmjet një privatizimi të pa qartë të ish maternitetit në këtë qytet.
BERAT – Privatizimi i godinës së ish maternitetit në Berat dhe tendenca për t’ia dhënë godinën një kandidati të ardhshëm për deputet të Partisë Republikane, ka sjellë sot reagimin e deputetit socialist Erjon Braçe, i cili ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë duke e quajtur si vjedhëse të pronave publike, si dhe Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës si bashkëpunëtore të saj.
Gjithçka ka nisur dy vite më parë me trasferimin e shërbimit natal në ambientet e Spitalit Rajonal në kushte aspak të përshtatshme. Sipas Braçes trasferimi me ngulmë duket se ka pasur si objektiv atë çka po ndodhë këto ditë ku një objekt, pronë e Ministrisë së Shëndetësisë nëpërmjet dokumentacioneve të paqarta privatizohet duke ju dhënë konkretisht një personi i cili do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme si kandidat për deputet nga Partia Republikane. Sipas Braçes personi që ka emrin në dokumenta është Astrit Veliu presidenti i një Universiteti privat dhe sipas Braçes ndërtesën e ish maternitetit do ta kthejë në një universitet mjekësorë .
Brace ka kërkuar që të nisin hetimet në drejtim të procedurave të Axhensisë së Kthimit dhe Kompesimit të pronave në Berat dhe asaj qëndrore në Tiranë, por ndërkohë dhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës si dhe Ministrisë së Shëndetësisë. (a.r/news24/balkanweb)