Ministri Kosovar jep medaljen e nderit për Indrit Carën
Familja e Indrit Carës në qytetin e Kavajës, merr nga ministri kosovar Sadi Ferati, medaljen “Luftëtar i Lirisë Adem Jashari”. Kjo në kuadër të 10 vjetorit të vdekjes së Indrit Carës gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
KAVAJË- 10 vjetori i vdekjes së dëshmorit Indrit Cara, ka sjellë në Kavajë, Ministrin Kosovar të Puneve dhe Çështjeve Sociale, Sadri Ferati, i cili pas homazheve në bustin e dëshmorit Indrit Cara në Kavajë, i shoqëruar edhe nga zv/ministri i Brendshëm shqiptar Ferdinand Pone, i dorëzoi sot familjes Cara medaljen, e akorduar nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Familjes Cara iu dha në një ceremoni të organziuar me këtë rast medalja "Luftëtari i Lirisë, Adem Jashari" për djalin nga Kavaja që mori pjesë në luftën për Çlirim të Kosovës.
I pranishëm në ceremoni dhe vizitat në familjen Cara në Kavajë, ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gazmend Pula. Ministri Ferati dhe ambasadori Pula u pritën nga prindërit e Indrit Carës në shtëpinë e tyre në Kavajë.
Ndërkohë pas largimit nga shtëpia e dëshmorit të demokracisë zv ministri shqiptar Ferdinand Poni sqaroi ministrin kosovar mbi ecurinë e procesit të kartave të identitetit në Shqipëri dhe e quajtur atë një proces në rrugë të mbarë
Në qytetin e Kavajës procesi i aplikimit ka më shumë se një muaj që ka nisur ndërsa kartat e para të identitetit mbërritën vetëm një ditë më parë edhe pse ishin parashikuar që në 10 mars. Nga 28 mijë votues që ka qyteti i Kavajës vetëm 4 mijë prej tyre kanë aplikuar deri sot. Ndërkohë vetëm numri i atyre që nuk disponojnë pasaporta shkon në 5500 persona. (a.r/news24/balkanweb)