Berat, rehabilitim urban pallateve në sheshin “Jani Vruho”

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Në qytetin e Beratit ka filluar puna për rehabilitimin urban të pallateve në sheshin “Jani Vruho’’, Rajoni nr.3.
Kryetari I bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë bllok banimi.
“Blloku i pallateve 60-vjeçare po trajtohet me sistemin kapot dhe me masat për eficiencë energjie. Së shpejti ky shesh do të ketë një pamje të rehabilituar, pasi do fillojnë punimet për trajtimin e plotë, urban të tij”, tha Demo.
Kryebashkiaku Demo tha se “lajme të mira do të kemi në vijim për lagjet ‘Donika Kastrioti’’ dhe ‘’Uznov뒒, në Rajonin 3”.
Programi Kombëtar i Eficiencës Energjetike po shtrihet në shumë qytete të vendit, ku punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
1 nga 7/k.s/a.f/