Berat, sekuestrohet kanabis, dy në pranga

Zëdhënësja e policisë së Qarkut të Beratit Valbona Qafa bëri me dije se nga ana e strukturave kundër narkotikëve pranë drejtorisë së policisë qarkut të Beratit në bashkëpunim me komisariatin e policisë Berat është bërë realizimi me sukses i operacionit të koduar "Samatica", operacion i cili është finalizuar me arrestimin e Bajram çelës, 60 vjeç, shteases L. ç, 47 vjeçe, të dy banorë të fshatit Samatic, në komunën Kutalli në rrethin e Berati.
Gjatë një kontrolli që policia bëri në oborret e banesave të shtetasve të sipërpërmendur gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 60 rrënjë bimë narkotike kanabis stativa, në fazën e pjekjes, ndërkohë që gjatë kontrollit të bërë në banesën e 60-vjeçarit çela sekuestroi dhe 8.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë gati për shitje. Policia e Beratit pas sekuestrimit të kësaj sasi droge prangosi dhe kryeplakun e fshatit Samatic, shtetasin Pëllumb Begaj, pasi në cilësinë e kryeplakut të fshatit ai akuzohet se nuk ka kryher detyrën e përcaktuar në ligj për njoftimin e organit të policisë lidhur me kultivimin e bimëve narkotike.