Opozita harton planin ofensiv

Gjatë takimit të djeshëm mësohet se është folur për një plan sulmues të deputetëve të opozitës në Kuvend, por duke mbajtur padyshim në fuqi planin e protestave.
Forcimi i bazës
Lideri i opozitës ka takuar dje në mesditë dhe gjatë mbrëmjes deputetë të Qarkut të Tiranës dhe të Durrësit, ndërsa në ditët në vazhdim do të nisë takimet me të gjithë deputetët e 12 qarqeve të vendit.
Mësohet se kryesocialisti ka diskutuar me të zgjedhurit e qarkut më të madh në vend për natyrën e sezonit të ri politik dhe është dhënë udhëzimi që të jenë sa më pranë elektoratit të tyre, në mënyrë që kushdo qoftë aksioni politik i radhës i selisë rozë, përfshirë dhe protestat, të kenë mbështetjen e bazës.
Brenda kësaj jave, në selinë rozë do të mblidhen edhe deputetët e 12 qarqeve për t’u përgatitur për sesionin e ri parlamentar. Për ta mbajtur situatën të karikuar për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka vendosur të shtojë edhe takimet me bazën. Kjo është një tjetër strategji e PS-së për të qëndruar në gatishmëri në rast se pakti Patozi-Ruçi për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor për hetimin e materialeve zgjedhore dështon.
Strategjia e PS-së
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka diskutuar dje me deputetët socialistë të Tiranës dhe Durrësit hartimin e strategjisë së partisë më të madhe opozitare për sesionin parlamentar të dimrit. Ekipi rozë është grumbulluar dje për të skicuar mënyrën se si do të zhvillohet veprimtaria parlamentare e Partisë Socialiste gjatë sesionit të ri kuvendor. Partia Socialiste synon gjithashtu edhe forcimin e kontakteve me bazën.
Gjatë kësaj mbledhjeje ka qenë vetë kryetari i PS-së që u ka kërkuar deputetëve të shtojnë takimet me bazën. Partia Socialiste ka filluar kohët e fundit një fushatë kundër korrupsionit, ku deri më sot ka vendosur me ‘shpatulla pas murit’ dy ministra dhe një ish-këshilltare të Kryeministrit, aktualisht deputete të PD-së.
Takimet
Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se kryetari i Partisë Socialiste ditët e fundit ka zhvilluar takime me disa nga diplomatët dhe ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë. Përpara se sesioni i ri kuvendor të nisë punimet, kryetari i PS-së ka planifikuar zhvillimin e takimeve me të 64 deputetët e Partisë Socialiste.
Ditën e djeshme ai është takuar me deputetët e Qarkut të Tiranës dhe Durrësit, ndërsa në ditët në vazhdim do të nisë turin e takimeve me deputetët e qarqeve të tjera për të përcaktuar strategjinë e PS-së. Partia Socialiste, në dy-tre ditët në vazhdim do të përcaktojë gjithashtu edhe linjën politike që do të ndjekë në Parlament, në rast se demokratët nuk do ta thyejnë paktin për transparencën dhe hetimin e zgjedhjeve të shkuara. Partia Socialiste është në pritje për të mbledhur gjithashtu edhe Asamblenë Kombëtare për të rinovuar përbërjen e