E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat sherr per nje femer vritet 50 vjecari

Sherri për një femër ka degjeneruar në përdorimin e armëve duke shkaktuar një viktimë mbrëmjen e së hënës në Berat, ndërsa janë plagosur dy persona dhe janë shpallur në kërkim autorët. Ngjarja ndodhi në fshatin Poshnje të rrethit të Beratit, ku ka humbur jetën Gezim Protoduari, 50 vjeç, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij Sako, 20 vjeç dhe vëllai i viktimës, Eduarti 40 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta. Autorë të ngjarjes mësohet se janë 35 vjeçari Besnik Ibrahimi dhe vëllai i tij, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale ku 20 vjeçari ka ngacmuar motrën e autorëve të ngjarjes. Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi janë grindur me bashkëfshatrët e tyre, familjarët Protoduari kanë qëlluar me thikë ndaj tyre duke shkaktuar vrasjen e të atit, plagosjen e vëllait të tij dhe djalit, 20 vjeçar, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore. Policia ka nisur hetimet e para dhe dyshohet se grindja mes dy familjeve ka ndodhur për motive banale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›