Ndoka Edhe une do iki Rama nuk ka strategji

Partia Socialiste me të gjitha gjasat do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një tjetër aleat i Partisë Socialiste deklaron se nëse reforma zgjedhore nuk miraton korrektimin e sistemit zgjedhor do të shkëputet nga koalicioni me partinë Socialiste. Nard Ndoka i Partisë Demokristiane thotë se Rama po bën një loje të dyfishtë nga njëra anë duke iu premtuar aleatëve se do të kërkojë me forcë në komisionin e reformës të miratojë kërkesën e tyre kryesore dhe nga ana tjetër, duke bashkëpunuar me demokratët për interesa mirëfilli personale.
Ndoka shpreh hapur pakënaqësi për mënyrën sesi kryesocialisti po drejton opozitën.
Dy aletatë të tjerë të selisë rozë, Vangjel Dule dhe Paskal Milo kanë deklaruar për TV Klan se do të dalin nga koalicioni me Partinë Socialiste, nëse reforma zgjedhore nuk parashikon korrektimin kombëtar të sistemit aktual, proporcionalit rajonal.