E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, zjarri përfshin kodrat me pisha

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot kodrat me pisha në zonën e Urës Vajgurore në rrethin e Beratit.
Forca zjarrëfikëse kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit në përpjekje për të shuar flakët që përpinë pishat. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga temperaturat e larta, por ende nuk dihen plotësisht shkaqet e rënies së tij.
Deri më tani janë shkrumbuar një sasi e madhe e pyllit me pisha, ndërsa flakët vijojnë të përhapen, duke bërë hi gjithçka që iu del përpara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›