Berat, zonat muzeale të mbrojtura nga ndërtimet pa leje
BERAT- Zonat muzeale dhe ato tampon në qytetin e Beratit do të jenë të mbrojtura nga ndërtimet pa leje. Shkresa drejtuar zyrës së Aluiznit i përjashton ndërtimet pa leje nga ligji i legalizimeve ndërsa tashmë po verifikohet numri i tyre në terren.
Në bazë të të dhënave paraprake nuk ka ende një shifër të saktë të këtyrë ndërtimeve ndërsa ka pasur kërkesa për legalizimin e shtesave të shtëpive apo ballkoneve.
Shifra totale e kërkesave për legalizim në qytetin e Beratit, kryesisht në lagjet periferike arrin në 2700,. Sipas drejtorit të zyrës lokale të Aluiznit po punohet për të verifikuar ndërtimet pa leje edhe pranë puseve të naftës në Kucovë apo pranë linjave të tensionit të lartë, pasi edhe këto zona përjashtohen nga procesi i legalizimeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)