E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta dhe festimet në 1 Maj, shtim forcash të policisë në Tiranë

TIRANE-Gjatë gjithë kohës që opozita protestonte në Bulevardine Madh përballë kryeministrisë ndërsa PD organizoi festën në sheshin “Nënë Tereza” u vërejt një numër i madh policie që mbikqyri situatën. Nga ora 11.00 deri në orën 13:00 u vërejt një shtim i numrit të togave të zeza. Kordonet u vendosën kryesisht para godinës së Kryeministrisë, Presidencës dhe institucioneve të tjera përgjatë Bulevardit. Situata përgjithësisht u reflektua e qetë, përvec momenteve kur protestës së opzitës iu bashkua Shoqata e Minatorëve, të cilët tentuan të hynë në kryeministri. Kjo ishte i vetmi moment deri në mesditë që policia ndërhyri për të shtyrë vargun e protestuesve dhe shtrëngoi rrethimet me 4 kordona efektivësh të pajisur me shkopa gome dhe kaska. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë theksuan se përforcimi itogave të zeza u bë me qëllim shmangien e cdo situate të papritur.

Momentalisht vargu i policisë është përqëndruar vetëm tek Bulevardi përballë selisë së qeverisë ku janë ngritur cadrat e protestuesve të opozitës.
Furgona policie ndërkohë po patrullojnë rrugët e Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›