Berat,gjendet i vdekur 66 vjeçari, jetonte i vetëm
Është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm një 66 vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit. Burri që jetonte i vetëm mësohet se është gjetur pa jetë në afërsi të banesës së tij në fshatin Rehovë, të rrethit të Beratit. Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët kanë gjetur të pajetë 66 vjeçarin Hysen Hysenaj, banor i fshatit Rehovë. Nga konstatimet e para është deklaruar se burri kish gjetur vdekjen pak metra larg banesës së tij dhe në trup janë vërejtur shenja dhune. Nga hetimet e para është mësuar se burri ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale. Gjithsesi mësohet se pritet përfundimi i raportit të mjekut logjor çka do të përcaktojë qartë motivet e kësaj vdekje. Nga dëshmitë e banorëve të fshatit është mësuar se viktima jetonte i vetëm në banesë, i pamatruar dhe prej vitesh ishte bari me dhenë