E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e KQZ-së,në komisionin e ligjeve

Anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve kanë raportuar sot para komisionit te ligjeve. Ata kanë paraqitur karrierën e tyre dhe nuk janë përballuar me asnjë pyetje nga deputetët. Sipas kryetarit të komisionit, Ilir Rusmali, mungesa e pyetjeve tregon konsensusin mes partive politike. Emrat për anëtarë të KQZ do të votohen sot pasdite në Kuvend. Ndërkohë në komisionin e ligjeve ka qenë sot edhe Admir Thanza, i cili është emëruar nga presidenti Topi anëtar i gjykatës Kushtetuese. Edhe Thanza do të votohet sot në kuvend, por votimi i tij do të jetë i fshehtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›