Berati përjashtohet nga festimet e 100-vjetorit, asnjë fond nga qeveria
Berat- Berati nuk është përfshirë në axhendën e qeverisë për të kremtuar festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Pavarësisht se qyteti mbi 2000-vjeçar ka pasur plot 6 firmëtarë të Shqipërisë së lirë nga pushtimi i huaj, në këtë 100-vjetor asnjë fond nuk është akorduar për organizimin e festimeve.
Sakaq as në axhendën e Ministrisë së Kulturës, Berati nuk është listuar në asnjë prej aktiviteteve të parashikuara për këtë ditë.
Fadil Nasufi, kreu i bashksië së Beratit përmes një konference për mediat tha sot me ironi se qytetit qeveria i dhuroi për 100-vjetor akset që i cilësoi pre-historike Berat-Lushnje dhe Berat-Fier. Ndërkohë festimet po përgatiten nga qytetarë dhe biznese të Beratit me ndihmën e Spitalit Amerikan.
Sakaq përpos aktiviteteve të shumta Spitali Amerikan do të mundësojë ngritjen e çadrave për të bërë vizita falas për qytetarët të ëmundjeve që kanë kosto të lartë për t’u diagnostifikuar.
Eventi i veçantë i këtyre festimeve është dhe sjellja e kodikëve të shekullit VI dhe shekullit IX që do të vijnë në qytetin e tyre për tu ekspozuar për festat( sinkroni i Fadilit për kodikët).
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: