E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Populli i Kosovës është për t'u lavdëruar

Populli i Kosovës është për t'u lavdëruar dhe uruar me rezistencë e tij për t’i ikur tentativave për konfrontime me palën serbe, siç është rasti në Mitrovicë.

Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou. Ai tha se Kosova në rrugën e saj 13 vjeçare deri tash ka qenë e vështirë, por është një arritje shumë e madhe.

“Duhet uruar autoritet kosovare dhe popullin në përgjithësi për rezistencë dhe që refuzojnë konfrontimin. Nuk ka të bëjë aspak me frikën e Kosovës, kufijtë janë këtu dhe ekzistenca e saj është këtu, por duhet kohë që në mënyrë që popullata e veriut të integrohet në mënyrë paqësore, duhet shumë përpjekje, dhe duhet siç e thash më herët t’i rezistojmë tentativës për konfrontimeve. Por Kosova ka fituar, por duhet të kemi durim”, tha Fitou, siç transmeton RTK.

Fitou tha se Kosova është fitorja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, ndërsa porositi popullin kosovar që të ketë besim në vetvete. Duke folur për administratën në pjesën veriore e cila tentoi të largoi policinë speciale dhe ndaloj ndërtimin e shtëpive, ambasadori francez tha se situata është e komplikuar.

“Çka shpresoj për veriun është që pjesa veriore të bëjë pjesë në tërësinë territoriale të Kosovës në mënyrë sa më të mirë të mundshme, dhe çdo banorë i veriut mund të rivendoset në mënyrë që dëshiron, e di deri në çfarë pike kjo është e vështirë. Duhet që si ana veriore dhe jugore t’i shtrijnë dorën njëri-tjetri dhe aty ku minoritet do të bëhen shumicë të veprojnë njëkohësisht”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›