E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati votëbeson mazhorancën e kryeministrit Berisha

19-05-2013 / Gazeta 55

Qyteti i Beratit ka qenë stacioni i radhës i uraganit elektoral të Partisë Demokratike. Me një pjesëmarrje të paprecedentë për 22 vite pluralizëm, qytetarët e UNESCO-s kanë votëbesuar alternativën e vazhdimit të investimeve dhe të marrjes së statusit të kandidatit brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm
Berisha: “Do të trefishojmë subvencionimin për bujqësinë - mbi 6 mijë projekte janë zbatuar për zhvillimin e Beratit”

Në një miting madhështor në sheshin e qytetit të Beratit, kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike këtë qark. Kryeministri i vendit Berisha, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi se kandidatët e PD-së, do jenë deputetët e interesave dhe hallave të qytetarëve. Kreu i ekzekutivit duke përmendur arritjet e qeverisë, theksoi se alternativa e socialistëve është bllokimi dhe akuzat. “Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe t ë deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psiqikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë”, theksoi Berisha.  Kryefjalë e fjalimit të Kryeministrit ka qenë dhe perspektiva europiane e vendit, ku premtoi se brenda vitit Shqipëria do të marrë ‘pasaportën’ që do i hapë dritën jeshile integrimit për në familjen e madhe evropiane, teksa shprehu edhe njëherë më shumë këmbënguljen e tij për të miratuar çdo reformë që do liberalizonte vizat me SHBA. “Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe çdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë çdo shkollë çdo spital, çdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE për anëtarësim të plotë. Do bëjmë çdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve”, premtoi Berisha.
Kryeministri i bëri thirrje Ramës, të ruajë qetësinë dhe të mos ofendojë qytetarët që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.“E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikan, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pa falshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar”, tha Berisha.   Më pas kryeministri Berisha ndal tek punësimi në këtë qark për të cilin qeveria e ardhshme do të ketë një prioritet të prioriteteve. “Ne do të punësojmë shqiptarët, sepse ne kemi provuar se projektet tona funksionojnë. Shkoni në çdo fshat të Beratit dhe do të gjeni fermat e ngritura nga subvencionet e qeverisë. Çdo të bëjmë ne? Do të trefishojmë subvencionet për fermerët shqiptarë. Në qoftë se shpenzuam 56 milionë dollarë, në katër vitet që vijnë ju jap fjalën e nderit, zotohem para jush se do të subvencionojmë 165 milionë dollarë. Por ne nuk ndalemi me kaq. Jo! Ne do të bëjmë gjithçka, që iniciativa e juaj e lirë të njohë dimensionet më të mëdha. Shembulli më i shkëlqyer i kësaj iniciative dhe e mbështetjes është presidenti i Albanian University, zoti Astrit Veliaj, i cili ngriti këtu, universitetin me tarifa shtetërore dhe i dha Beratit, institucionin që e priste në shekuj e mijëvjeçarë”, nënvizoi ai.
Kryeministri Berisha u zotua se “4 vitet që vijnë Shqipëria do të thithë jo 4.2 miliardë dollarë investime, por 6 miliardë dollarë investime të huaja, me të cilat, do të punësojmë dhjetëra mijëra qytetarë. Japim fjalën se nëse në Shqipëri turizmi do të rritet me 40%, në Berat turizmi do të rritet së paku me 400%. Berati është krenaria e kombit, krenaria e botës me pasuritë e tij kulturore”. Kemi provuar se projektet tona funksionojnë, vijoi Kryeministri Berisha, “në çdo fshat të Beratit do të gjeni ferma të ngritura nga subvencioni i qeverisë. Do të trefishojmë subvencionet për fermerët. Do të shpenzojmë 165 milionë dollarë për subvencionimet në 4 vitet që vijnë”. “Inkurajuam biznesmenët. Hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale për punonjësit me rrogë nën 30 mijë lekë. Do të rimbursojmë TVSH-në për të gjitha makineritë dhe inputet që përdorin fermerët për prodhim”, tha Berisha.  “4 vitet që vijnë do të bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuan. Do të ndërtojmë në Boshtin e Jugut çdo km rrugë”, siguroi Kryeministri Berisha. Ndër të tjera, kryeministri Berisha ka ftuar kundërshtarin e tij politik të mbledhin parlamentin për të votuar ligjin për amnistinë për gjobat e bizneseve nga 2011 e deri sot. “Po atyre që janë gjobitur më parë çfarë do bësh, do të shpallësh luftë klasash. Je i painformuar dhe të mungojnë nocionet më elementare ekonomike, mes atij që gjobitet dhe jo ka një dallim, por cdo shtet përdor faljen, kur e solla në parlament ligjin e refuzove. Të ftoj prapë, urdhëro të mbledhim parlamentin dhe ta votojmë sepse amninistia është dhunti e shtetit, ndëshkon me ligj por me ligj dhe fal. Ligji është gati, hajde ta votojmë, nga 2011 e deri sot” tha ai. Të njëtën ofertë për votim ka përsëritur edhe për KQZ, por përmes ftesës Kryeministri dëshmoi bindjen e tij të palëkundur për të refuzuar kërkesën e PS për rikompozim. “Urdhëro të votojmë tre komisionerët e tu që i bëre plaçkë tregu, kërkoji falje Jani Janit që e ngrive dhe e shkrive në mënyrën më mizore” theksoi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›