E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati voton, 82.161 qytetarë kanë të drejtë vote, në garë 2 kandidatë

82.161 qytetarë të Beratit vendosin këtë 9 nëntor për kryetarin e ri të bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit. Procesi do të zhvillohet në 116 qendra votimi të shpërndara në gjithë territorin e bashkisë.

Në garë për kryetar janë 2 kandidatë: Ervin Ceca, kandidat i Partisë Socialiste dhe aktualisht nënkryetar i bashkisë, përballë Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita.

Vakanca në Bashkinë Berat u krijua pasi kryetari i zgjedhur në zgjedhjet vendore të 2023 Ervin Demo u zgjodh deputet duke lënë postin e bashkisë vakant.

Në zgjedhjet e vitit 2023 Ervin Demo fitoi me 16,580 vota (61.47 %), ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili, mori 10,394 vota (38.53 %).

Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe përfundon në 18:00. Procesi monitorohet nga vëzhgues të KQZ-së dhe përfaqësues politikë për të garantuar korrektësi dhe transparencë.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›