E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat,shpërthen bombla, dy të vdekur

Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm një shtëpi në Berat ku dy vajza, 15 dhe 5 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen "Muzakaj", ku shtëpia e shtetasit Artur Kraja ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të një bombule gazi. Kryefamiljari bashkë me djalin e tij kanë arritur të dalin nga shtëpia, ndërsa dy vajzat fatekeqësisht janë bllokuar në shtëpi, duke humbur jetën.
Sipas informacioneve të dy të plagosurit janë nisur drejt Siptalit Ushtarak në Tiranë. Mësohet se zjarrëkësit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat dy trupat pajetë të dy motrave me incialet K.K 15 vjeç dhe M.K 5 vjeç tashmë të shkrumbruara. Gjithashtu mësohet se Mimoza Kraja nëna e dy vajzave dhe vajza tjetër 5-vjeçare me inicialet F.K kanë shpëtuar dhe ndodhen në spitalin e Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›