E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nuk pranoj hapjen e kutive

Edhe pas thirrje të opozitës në protestën e saj tre ditore në shesh Kryeministri Berisha ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të pranojë të hapë kutitë e votimit. Duke reaguar në lidhje me vazhdimin e protestës së opozitës dhe deklaratat e saj për përshkallëzim të protestave duke theksuar se ai është i gatshëm për dialog me opozitën por se nuk do të dalë në mënyrë kategorike kundër vendimit të gjykatës për hapjen e kutive të votimit.
"Ata që nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe votën e shqiptarëve kanë probleme me vete" theksoi kryeministri Berisha në ceremoninë për Selman Rizën
Ndërkohë opozita vazhdon ditën e tretë të protestave në sheshin përpara kryeministrisë duke bërë thirrje për hapjen e kutive duke deklaruar edhe për përshkallëzimin e protestave dhe tashmë për të larguar qeverinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›