E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov do të rikthehet kundër Besiktasit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, mund të jetë në dispozicion të trajnerit Sir Alex Ferguson për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Besiktasit, që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Old Trafford.
Bullgari ka qëndruar jashtë fushe si pasojë e dëmtimit të gjurit, ndërsa The Guardian njofton se ai mund të kthehet kundër skuadrës turke.
Të martën, sulmuesi është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa stafi i Unitedit e konsideron atë të gatshëm për lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›