E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, Ribery izolohet në karantinë

Mesfushori francez i Bayern Munichut, Franck Ribery, mbahet në karantinë, pasi gruaja e tij është diagnostikuar me virusin A/H1N1.
Sipas Goal.com, trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, në një konferencë për shtyp ka thënë se ekziston rrezik i madh për t'u infektuar ndonjëri nga lojtarët tjerë të skuadrës, sepse se ende nuk dihet nëse francezi është infektuar, pasi që ai nuk ka pasur simptoma të gripit të derrit.
Ribery aktualisht është duke u mjekuar nga një dëmtim të gjurit, ndërsa rikthimi i tij i plotë do të ndodhë pas dy-tri javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›