Maicon nuk luan kundër Juventusit

Mbrojtësi i Interit, Maicon, do të mungojë në takimin e rëndësishëm kundër Juventusit- 'derby d'Italia'- pasi që është pezulluar për dy ndeshje në Serie A.
Gjykatësi i sportit Giampaolo Tosel e ka ndëshkuar brazilianin për shkak të reagimit ndaj gjyqtarit anësor.
Julio Cruz (Lazio) dhe Leandro Rinaudo (Napoli) janë ndëshkuar që mos të luajnë për tre ndeshje për shkak të sjelljes së tyre të dhunshme.
Ndërsa Juventusi është 'goditur në xhep'. Zonja e Vjetër do të paguajë 20.000 euro dëmshpërblim për shkak të këngëve ofenduese të tifozëve ndaj Mario Balotellit.