“Berberi i Seviljes”, nga Tiranë në Apoloni
Opera "Berber i Seviljes" ketë herë vjen ndryshe për publikun shqiptar, duke u zhvendosur nga metropoli drejt qytetit antik të Apollonisë dhe në nderthyrje mes artisteve shqiptarë, atyre italiane e kroatë.
Në një konferencë për mediat drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, tha se kjo opera ka një interes të vecantë pasi cdo gjë është e krijuar për një vend antik. Ndërsa regjisori, Milton Kutali, tha se e vecanta e kësaj shfaqe është skena e hapur për publikun.
Opera do të dirigjohet nga Ettore Papadia dhe do të ketë pjesëmarrjen e baritonit Saverio Sangiacomo dhe të tenorit Raffaele Abete. Kjo opera vihet në skenë me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri dhe bashkisë Fier. Mbrëmja e 31 gushtit do të sjellë provat gjenerale të operës "Berberi i Seviljes" në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, shfaqja zyrtare e së cilës do të jepet në datën 1 shtator në Teatrin e Apolonisë në Fier.