E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del shëtitje me bashkmoshtarët, aksidentohet rëndë 52 vjeçarja

Një 52 vjecare nga qyteti i Beratit ka ngelur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një mjet në rrugë, ndërsa kishte dalë në ajër të pastër me shoqet e saj. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në dalje të lagjes " Goricë" në qytetin e Beratit, ku 52 vjecarja Ervehe Dervishllari, ndodhej duke shëtitur me disa bashkmoshatare të saj në kohën që është përplasur me një mjet tip furgon.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 52 vjecarja ndodhej duke ecur në anë të rrugës me disa shoqe të saj në kohën që një furgon pasagjerësh tip Bez me targa BR:0563 B, që udhëtonte në drejtim të fshatit Drobonik e ka përplasur në tokë. Kanë qënë kalimatrët e rastit të cilët mësohet se i kanë dhënë ndihmën e parë 52 vjecares, duke e transportuar drejt spitalit të qytetit. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë bëjnë me dije se gruaja është paraqitur me plagë dhe fraktura të shumta në trup, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit Ushatark në Tiranë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur me pas ekspertë të sektorit të qarkullimit rrugor, të cilët identifikuan drejtuesin e mjetit tip furgon Qani Maska, 31 vjec, lindur dhe banues në fshatin Drobonik në rrethin e Beratit. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën drejtohej mjeti tip furgon, drejtuesi i së cilës është shoqëruar në organin blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›