E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha - Lupic Ushtri sipas standardeve te NATO-s

Kryeministri Sali Berisha priti dje shefin e Shtabit Forcave te Armatosura te Kroacise zotin Josip Lupic. Berisha e vleresoi viziten e shefit te shtabit te FA-ve te Kroacise si nje shenje tjeter e marredhenieve shume te mira e miqesore qe ekzistojne ndermjet dy vendeve ne te gjitha fushat. Shefi i shtabit Lupic i transmetoi Kryeministrit Berisha pershendetjet me te perzemerta te Kryeministres se Kroacise Jadranka Kosor. Ne takim u vleresuan reformat e rendesishme e te suksesshme qe kane ndermarre dy vendet per transformimin e sektorit te mbrojtjes dhe shnderrimin e forcave te armatosura ne ushtri moderne te standardeve te NATO-s te afta per te marre pjese dhe permbushur detyra ne kuader te misioneve te aleances.Me tej ne takim u diskutua per bashkepunimin shume te mire qe kane ndertuar dy vendet edhe ne fushen e mbrojtjes si edhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve dhe qeverive per te zgjeruar edhe me tej ateduke shkembyer pervojat teknologjite apo shqyrtimin e mundesive per perqasje te perbashket apo edhe me vende te tjera te rajonit per te pajisur forcat e armatosura me kapacitete te rendesishme. Ne takim u vleresua kontributi i dy vendeve tashme anetare te NATO-s ne forcim te paqes stabilitetit bashkepunimit e miqesise ne rajon si edhe vullneti per te forcuar marredheniet e shkelqyera e miqesore dhe per te forcuar bashkepunimin si ne kuadrin dypalesh ashtu edhe ne ate shumepalesh ne dobi te interesit me te mire te te dy popujve miq por edhe te mbare rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›