Sekretet MPJ Dokumentet e NATO-s te sigurta
Ministria e Jashtme hodhi poshte pretendimet e medieve se Shqiperia ka humbur sekretet diplomatike permes humbjes se kompjuterit te komunikimit te klasifikuar te misionit te RSH ne Nju Jork. Kjo ministri sqaroi dje se pretendimi se eshte vene ne rrezik siguria e dokumenteve te NATO-s eshte absolutisht i pavertete. Republika e Shqiperise ka ende ne ndertim e siper rrjetin e komunikimit te klasifikuar me NATO-n. Nisur nga komentet e bera ne kete kronike Ministria e Puneve te Jashtme sqaroi dje se pretendimi qe me humben e ketij kompjuteri eshte kompromentuar komunikimi me shifer i MPJ me perfaqesite eshte i pavertete. Kjo ministri ben te ditur se secila perfaqesi e pajisur me kete teknologji komunikon me MPJ me celesin e vet te kriptuar te individualizuar te ndryshem nga celesat dhe kodet e perfaqesive te tjera. Sipas MPJ-se humbja e ketij kompjuteri nuk ka asnje ndikim te asnje lloji apo natyre mbi sigurine e sistemit te komunikimit te klasifikuar te MPJ. Sqarojme gjithashtu se kompjuteri nuk mund te perdoret sistemi i shifrimit nuk mund te abuzohet dhe materialet e ruajtura ne te nuk mund te lexohen pa futur kodet perkatese te cilat ne asnje rast nuk kane rene ne dore te keqberesve.Ne stadin e tanishem nuk jane perfshire asnje nga perfaqesite tona pervec misionit te NATO-s ne Bruksel. Asnje nga ambasadat e Republikes se Shqiperise ne stadin aktual nuk merr ose shkemben informacione te klasifikuara te NATO-s. Pretendimin e siperpermendur e deklarojme shpifje pa asnje baze dhe me dem te pamerituar per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise dhe marredhenieve te saj me NATO-n - thuhet ne deklaraten per shtyp te MPJ-se. Kjo ministri gjykon se nxjerrja e kopjes se dokumentit zyrtar eshte nje shkelje e etikes profesionale te komunikimit zyrtar midis Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Parlamentit.