E Shtunë, 31 Tetor 2026

BiznesiMungojne kredite

Ngerci i kredive si pasoje e politikes se shtrenguar te bankave eshte bere nje pengese e forte per biznesin ne Shqiperi.

Raporti i fundit mbi konkurrueshmerine globale nje nga indekset me te plota qe tenton te jape gjendjen e ekonomive boterore e rendit aksesin ne financime si faktorin me problematik te te berit biznes per vitin 2010.

Sipas raportit te leshuar muajin e kaluar ne forumin e Davosit 14 per qind e bizneseve te medha shqiptare kane si problemin kryesor te tyre mungesen e financimeve. Kjo shifer eshte 48 per qind me e larte se ajo e vitit te kaluar. Intervistat per raportin jane bere gjate periudhes mars-prill te ketij viti por qe nga ajo kohe ritmet e kredise jo vetem qe nuk jane rritur por po ngadalesojne. Te dhenat e fundit te sapopublikuara nga Banka e Shqiperise tregojne se edhe ne shtator rritja e kredise ishte minimale.

Vec kredise raporti rendit si nje tjeter pengese te te berit biznes ne Shqiperi nje tjeter tregues mjaft te debatuar. Ate te korrupsionit. Madje sipas raportit krahasuar me vitin e kaluar pjesa e bizneseve qe ankohen nga korrupsioni eshte rritur.

Ne teresi raporti i cili analizon nje numer shume te gjere treguesish e rendit ekonomine shqiptare ne vendin e 88 ne bote per nga konkurrueshmeria ne nje liste me 139 shtete. Krahasuar me vitin e kaluar pozicioni i Shqiperise eshte permiresuar me vende por serish ne disa tregues te rendesishem si e drejta e prones eficenca e qeverisjes dhe politikat antimonopol Shqiperia renditet nder vendet e fundit ne bote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›