E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga mbipesha i denuari shkodran

TIRAN - Vdes nga semundja e mbi peshes ne reanimacionin e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane i denuar 37-vjecar Shpetim Karadakliu. Mengjesin e dites se djeshme infermieret dhe mjeket kujdestare te repartit te reanimacionit prane QSUT-se kane lajmeruar policine dhe institutin e Mjekesise Ligjore per vdekjen e pacientit te shtruar prej tre ditesh ne kete repart i ardhur nga Qendra Spitalore e Burgjeve.


Beqari 37-vjecar Karadakliu nga Shkodra qe kishte kaluar peshen mbi 200 kg me 29 mars te 2010-es eshte deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder konkretisht nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Tonin Sterkaj per akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative duke u denuar perfundimisht me 4 vite heqje lirie. Por ky vendim ka marre formen e prere edhe ne Gjykaten e Apelit cka ka bere qe emri i tij te listohej tek emrat e personave ne kerkim.


Bazuar ne kete liste efektivet e policise me 3 shkurt te ketij viti arrestuan ne banesen e tij qe ndodhej ne lagjen Salo Halili rruga Qazim Qirilami Nr. 95 ne Shkoder 37-vjecarin Karadakliu ne zbatim te urdher-ndalimit bazuar ne vendimin e gjykates.


I denuari tashme i ndjere ishte hetuar dhe gjykuar ne mungese per shkak se vuante nga obeziteti morbit shkalla e larte e mbi peshes nga psoriaza dhe paraparezis nje semundje lekure si dhe paaftesi per te levizur ekstremet trupore gjymtyret ne kete rast kembet.


Me nje mbipeshe mbi 200 kg i ndjeri Karadakliu kishte pesuar edhe demtime ne nje unaze vertebrale demtim ky qe i bente te veshtire edhe levizjet trupore.


Pas arrestimit te tij nga policia keta te fundit e kane derguar ne ambientet e paraburgimit te Shenkollit ne Lezhe ku drejtuesit e ketij institucioni kishin refuzuar ta pranonin per shkak te gjendjes dhe kushtet qe institucioni i paraburgimit nuk i plotesonte.


Te gjendur ne kete situate efektivet e policise vendosen izolimin e 37-vjecarit ne nje dhome te repartit te kirurgjise se Spitalit te Shkodres qe ndodhej ne katin e dyte dhe qe ruhej nga nje efektive policie.


Me date 9 shkurt 2011 Shekulli publikoi lajmin e izolimit te te denuarit Karadakliu ne ambientet e Spitalit te Shkodres cka i detyroi Drejtorin e Pergjithshme te Burgjeve ta pranoje kete te denuar dhe ta izoloje prane Qendres Spitalore te Burgut ne Tirane qe ndodhet brenda kompleksit te QSUT-se.


Pas 11 diteve qendrim ne kete institucion gjendja e 37-vjecarit eshte renduar dhe pas konsultave me mjeket specialiste keta te fundit vendosen shtrimin e te denuarit Karadakliu ne repartin e reanimacionit ne QSUT.


Pas tre dite shtrimi ne kete repart edhe pse ndihma e nevojshme nuk i ka munguar 37-vjecari nderroi jete. Trupi i tij eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore te cilet po kryejne ekzaminimet e shkakut te vdekjes dhe ne oret e vona te mbremjes trupi i eshte dorezuar familjareve.


Sipas vendimit me nr. 116 te Gjykates se Shkalles se Pare ne Shkoder te firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Tonin Sterkaj 37-vjecari Shpetim Karadokliu u deklarua fajtor per akuzen e vrasjes me dashje te mbetur ne tentative te kryer ne vitin 2007 ne Shkoder ndaj nje qytetari.


Gjate shqyrtimit gjyqesor avokati i Karadakliut kerkoi pafajesi per klientin e tij duke pretenduar se nuk eshte ai autori i tentim vrasjes pasi nuk ka mundesi te kryerjes se ketij krimi per shkak te gjendjes se tij shendetesore.


Kete pretendim e kundershtoi prokurori i ceshtjes i cili kerkoi denimin e 37-vjecarit Karadakliu me 7 vite burg dhe 35 mije leke gjobe. Gjykata pasi degjoi palet vendosi qe i pandehuri Karadakliu te denohet me 6 vite burg por ne aplikim te gjykimit te shkurtuar perfundimisht te ndjerit tashme i eshte ulur 1/3 e denimit duke u denuar perfundimisht me 4 vite heqje lirie.


Gjykata edhe pse e kishte parasysh gjendjen e tij shendetesore ne vendimin e saj vendosi qe vuajtja e denimit per te ndjerin te behet ne nje burg te sigurise se zakonshme dhe jo ne ambientet spitalore cka e beri te veshtire gjendjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›