E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ramës: Fitorja me premtime antiglobaliste, bëhu gati për betejë

Ish kryeministri Berisha diskuton në kuvend për programin qeverisës

Zgjedhjet, që u fituan me dhunë e terror, u fituan me premtime antiglobaliste, megjithatë unë pranova humbjen. Demokratët më bënë thirrje të mos jepja dorëheqjen, por një thirrje më eprore më detyroi të jepja dorëheqjen, thirrja e kombit tim. Çfarë ndodhi në këtë Kuvend ku unë erdha si deputet i thjeshtë? Opozitës iu shpall luftë që në seancën e parë për një dokument që nuk e kishte parë kurrë me sy. Ishte një akt lufte ti kërkoje opozitës të debatonte mbi një dokument që ne se kishim lexuar. Por kjo u korrigjua dhe ne erdhëm përsëri në Kuvend. U ulëm këtu për hatrin tuaj. Kryeministri unik në Europë lexoi këtu pamfletin e urrejtjes ndaj opozitës. Ai shpalli epokën e rrënimit të Shqipërisë demokratike. Ai krahasoi 23 Qershorin me 22 Marsin, përmbysjen e etërve të tij. As në Greqinë antike, akte të tilla urrejtje është vështirë të gjesh, në legjendat dhe mitet e asaj kohe. Shqipëria që po rrënohet dhe një popull i mallkuar si populli opozitar. Ndaj dhe ne, në një akt proteste, i dëshmuam zotërisë se ne nuk jemi ata që mendon ai. Tani duhet ti them në emrin tuaj të gjithëve se jemi një racë e veçantë , që nuk vajtojmë, që nuk lëndohemi aq kollaj. Edhe humbjen e festojmë! Edhe vdekjen e festojmë! Sepse kemi punuar me nder, se po nuk folëm ne, flasin veprat.

Ky vjen sot me kabinetin më nepotik në histori, me tre vetë nga e njëjta familje.  Njeriu i patateve të Ramiz Alizës (Shpëtim Cami), hipi në atë funksion vetëm se i tha Ramiz Alisë se do ta zgjidh me pataten, problemin.

Ka një poshtërim, por në hierarkinë e vlerave është më eprorja. Nëse u ke marrë votën duke mashtruar, nuk do lemë betejë pa filluar për të çuar në vend dinjitetin e shqiptarëve. Ndaj përgatitu: beteja është e fituar. Ke premtuar se do hapësh 300 mijë vende pune; ke premtuar se do ulësh taksat; ti u talle me jetën, shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Ka probleme me rendin, është e vërtetë, por një gjë dihet se njeriu që kryeson Shqipërinë ka lidhje me bandën e Kavajës, ka kushuri;  me bandën e Lushnjes, ka kushuri;  me bandën e Dritan Dajtit, me bandën që i vodhi Spartak Ngjelës 130 kuti votimi.

Para disa ditësh bërë një konferencë, ku duhet thënë se në raundin e parë ishin një lukuni hajdutës, kurse në të dytën, për hir të së vërtetës, ishin burra të nderuar që kishin shpëtuar vendet e tyre.”

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›