Tiranë, arrestohet i dënuari, mori leje dhe nuk u rikthye më në burg
Policia ka arrestuar në një banesë në zonën e Laprakës, shtetasin Klajdi Llozhi, një i dënuar i cili mori leje dhe nuk u rikthye më në burgun e Shën Kollit.
Klajdi Llozhi ishte larguar me leje nga burgu me leje, por 4 ditë pas përfundimit të saj nuk është rikthyer më në ambientet e këtij institucioni.
Me anë të një operacioni të drejtuar nga drejtori i Burgut të Shën Kollit, Kastriot Piroli, policia ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të Llozhit, ditën e sotme në një banesë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
I dënuari Klajdi Llozhi, i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, ishte i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes