Sequi Tani duhet te levizni

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i kërkon
politikës shqiptare që të bashkëpunojë për realizimin e reformave
integruese të vendit.
Në një tryezë organizuar të mërkurën për analizimin e Planin të Veprimit, Sequi deklaroi se politika shqiptare duhet të përmbushë detyrimet e saj,ndërsa kujtoi se koha është shumë e shkurtër, ndaj duhen bërë hapa përpara sa më shpejt.
Sequi theksoi se Bashkimi Europian mbështet integrimin e vendit por është detyrë e klasës politike për të përmbushur 12 kriteret e kërkuara për të marrë statusin.
“Komisioneri Fule e ka bërë të qartë se Shqipëria duhet të bëjë progres në reforma në mënyrë që Komisioni Europian ta rekomandojë atë për marrjen e statusit kandidat në muajin tetor. Plotësimi i reformave për zgjedhje dhe mënyrën se si funksionon parlamenti mbeten jetësore. Në të njëjtën kohë nuk do të na bëjë të humbasim vëmendjen nga prioritetet e tjera. Vullneti politik është esencial që Shqipëria të ecë përpara. Ju mund ta kryeni këtë, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim, por vendimet mund të merren vetëm nga Shqipëria. Tani duhet të lëvizni”, u shpreh Sequi.
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga ana e saj deklaroi se një pjesë e mirë e pikave të planit të zbatimit janë plotësuar.
“Ushtrimi i planit të veprimit nuk është i dështuar dhe prioritetet të cilat i janë dorëzuar Shqipërisë janë detyrime të cilat në pjesën e mirë të tyre janë zbatuar. Lista e atyre detyrimeve që kemi dorëzuar kanë ndryshime dhe ne sot do të vlerësojmë se çfarë është realizuar dhe çfarë mund të përshpejtohet”, tha Bregu.