E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha -prefektët:Prioritet rrugët e mjedisi


Berisha: Infrastruktura, prioritet i mandatit
Kryeministri Sali Berisha në një takim të zhvilluar sot me prefektë nga i gjithë vendi deklaroi se përparësia e mandatit qeverisës mbetet ndërtimi i infrastrukturës.Ai theksoi se rëndësi ka edhe trashëgimia kulturore e arkeologjia si dhe mjedisi. "Turizmin është një çështje primare dhe mbrojtja e mjedisit është jetike", theksoi ai.Berisha tha se ligjet janë gjuha e së drejtës ndaj duhen zbatuar me vendosmëri të madhe.
Berisha kërkoi që brenda 2 javëve prefektët të kenë sjëllë inventarin e gjithë investimeve që janë bërë në prefektura në rrugë kombëtare dhe jo kombëtare, rurale dhe dytësore, në kanalizime, ujësjellës, shkolla dhe qëndra shëndetësore.

Kryeministri falenderoi prefektët për punën e bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›