Dy aksidente në Berat, 1 vdes e 9 plagosen

Dy aksidente në Berat kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 9 të tjerëve.
Në aksin Berat-Lushnje janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka vdekur Bektash Sula 56 vjeç, nëkryetar i komunës Poshnje. Për pasojë janë plagosur edhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.
Një tjetër aksident po në aksin Berat-Lushnje ka lënë të plagosura 7 gra të cilat po shkonin në llixha. Aksidenti u shkaktua si pasojë e daljes së furgonit nga rruga.