Berisha: 1600 kuota më shumë për këtë vit akademik
1600 studentë më shumë se një vit më parë të ulen në auditorët e universiteteve shqiptare gjatë këtij viti akademik.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryemistri Berisha theksoi se rritja e kuotave për universitetet ka për qëllim që çdo të riu ti jepet mundësia të diplomohet në universitetet e vendit ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë rritje të tarifave për universitetet.
Sipas kryeministri Berisha një nga aspektet më positive të këtyre kuotave qëndron në faktin se 1/3 e tyre janë të orientuara në teknologjinë e informacionit, shkencat inxhinierike dhe ato të natyrës.
“4500 studentë do të jenë vetëm në teknologjinë e informacionit ndërsa rritje të ndjeshme ka edhe në kuotat për gjuhët e huaj dhe në mënyë të veçantë pë anglishten ndërsa shtoi se revolucioni industrial kërkon ekspertë dhe specialistë në të gjitha fushat e këtij revolucioni dhe arsimi i lartë po përshtatet më së miri me misionin `Shqipëria vend i zhvilluar`.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se një nga prioritetet e qeverisë për arsimin e lartë mbetet edhe rritja e cilësisë petagogjike
Arsimin i lartë ka bërë progres të madh dhe për këtë meritë kanë edhe stafet akademike që po e transformojnë këtë sistem në interesin kombëtar por cilësia petagogjike mbetet prioritet në arsim” theksoi Berisha ndërsa ka shtuar më tej se arsimi shqiptar do të arrijë standarte ndërkombëtare.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se është hapur gjithashtu edhe gara per dhënien e licences 3G për operatorët e telefonisë mobile.
Sipas tij duke aplikuar teknologjitë 3G hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria digjitale.