E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundër rezolutës që dënon regjimin në Siri

Rusia kundërshton idenë që një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të dënuar shtypjen e përgjakshme që regjimi i presidentit sirian, Bashar al Asad, po bënë ndaj protestave të opozitës.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov ka nënvizuar se Këshilli i Sigurimit dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë janë përfshirë në konfliktin e Libisë pas miratimit të një rezolute në mars që autorizon NATO-n të veprojë në mbrojtje të civilëve të Libisë.

Rusia kishte abstenuar në votimin për rezolutën e Libisë.

Agjencia e lajmeve, Itar Tas, ka cituar Lavrovin duke thënë se përsa i përket Sirisë, Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë që të ndihmojë politikisht situatën, dhe jo të krijojë kushte për një konflikt të armatosur.

Rusia ka qenë një aleat i afërt i Sirisë ndërsa ka edhe një bazë detare në Tartus, në bregdetin mesdhetar në lindje të Sirisë.
Deklarata e kryediplomatit rus bëhet në kohën kur aleatët e NATO-s, Franca, Britania dhe SHBA-ja, po kërkojnë të bëjnë presion tek 15 pjesëtarët e Këshillit të Sigurimit për miratimin e një rezolute që dënon regjimin e Bashar al Asad, për krime kundër civilëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›