E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Deklaratat e Countryman, të qarta

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto theksoi sot se deklaratat e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Thomas Countryman janë janë shumë të qarta, shumë konsistente dhe i referohen gjithmonë një parimi që të respektohet shteti ligjor.

"Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës prandaj duhet të dëgjohen institucionet e pavarura. Hapësirat ligjore nuk kanë nevojë për interpretime politike", tha zoti Haxhinasto.
 

Ndërkohë i pyetur në lidhje me letrën e hapur të kryetarit të opozitës, Edi Rama për Kolegjin Zgjedhor, Haxhinasto tha se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte nëse do të kishte kohë ta lexonte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›