E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 20 shkurti do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se 20 shkurti do të jetë “kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, duke paralajmëruar një mobilizim të gjerë qytetar kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal edhe te projektligji për amnistinë penale, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Parlament duke theksuar se, pavarësisht se mazhoranca i ka votat e nevojshme për ta miratuar, qëndrimi i deputetëve të opozitës do të jetë i prerë.

“Sqaroj me përgjegjësi të plotë se asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale. Asnjë punonjës i administratës i dënuar për lidhje me krimin nuk mund të përfitojë. Ky është qëndrimi ynë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, amnistitë për kategori të tjera janë një praktikë e zakonshme që ndërmerret zakonisht në fundvit, por opozita nuk do të pranojë në asnjë rrethanë përfshirjen në skemë të personave të dënuar për korrupsion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›