Berisha 22 marsi dhe 23 qershori do te jene data binjake per PD
Me 23 qershor të realizojmë fitoren që presin shqiptarë, fitoren e shkëlqyer të Partisë Demokratike. Ky ishte mesazhi i përcjellë sot nga ana e kreut të mazhorancës, Sali Berisha që në nisje të takimit me të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike dhe ato të Grup Seksioneve.
Ky takim u thirr nga Kryeministri Berisha me qëllim marrjen e porosive konkrete të këtyre strukturave në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Ndalur pikërisht në këtë garë, shefi i qeverisë shprehu bindjen e tij në një tjetër fitore të forcës politike që ai drejton dhe kjo për vetë faktin se është pikërisht kjo parti ajo e cila bëri të mundur realizimin e ëndrrave të shqiptarëve përgjatë këtyre 22 viteve demokraci
“Fushata elektorale ka nisur që me 10 shtator, ajo po zhvillohet në shumë plane, në mënyrë që 23 qershori të jetë një 22 mars i vërtetë. Nëse do të matet me ëndrra të realizuara, të bëra të vërteta, të shndëruara në realitet me projektin më të suskesshëm të ndryshimit të Shqipërisë, me misionin e forcës politike të themeluar 22 vite më parë, këto dy data do të duken binjake, në aspiratat, arritjet. Ndaj do të bëjmë gjithçka që me 23 qershor të realizojmë fitoren që presin shqiptarë, fitoren e shkëlqyer të PD”, vuri në dukje Berisha.
Sipas tij, kjo parti është faktuar se disponon të gjithë potencialin kombëtar të integrimit të vendit në familjen euroatlantike.
Në gjykimin e kreut të mahorancës, çdo shqiptar konstaton se këto 7 vite Shqipëria ndryshoi më shumë se kurrë në historinë e saj, duke kaluar nga një vend i varfër në vend me të ardhura mëse të larta.
Por krahas listimit të arsyejeve që duhet të sjellin fitoren e PD-së, Kryeministri u delegoi në të njëjtën kohë strukturave drejtuese të partisë dhe porositë se ku duhet të përqendrohet fushata elektorale.
“Të vazhodjmë betejën e fitores. Djepi i fitores qendron në votën e shqiptarëve. Votë e cila përbën faktorin përcaktues, votë e cila meriton atëherë kur në mënyrën më të vendosur, më eficente të keni trokitur në çdo zemër në çdo vatër shqiptare. Të paraqesim vizionin tonë për katër vitet që vijnë, debat të gjerë të qenësishëm të bazuara në argument, duke përjashtuar çdo frymë njëanësie. Kemi një mijë arsye t’u adresohemi mbarë shqiptarëve për të kërkuara votën e tyre”, deklaroi Berisha.
Por nga ana tjetër, Berisha vuri në linjë krahasuese panoramën mes kampit blu dhe atij rozë.
"Pas 22 viteve pluralizëm e shohim PS sërish bllokuese, në kundërshtim flagrant me aspiratën e socialistëve shqiptarë, dhe aspiratë e mbarëshqiptarëve. Motoja jonë do të jetë të bashkuar rreth vlerave. Do të jenë vlerat ato që do të shkojmë para qytetarëve shqiptarë. Ndërsa ai u bën thirrje fundërrinave të të gjitha llojeve të bashkohemi kundër Sali Berishës. Unë ju jap fjalën solemne se jam i përgatitur për fushatën më të bukur, por fundërrina veç Lanës vend tjetër nuk mund të kenë. Shqiptarët besojnë në vlera more zotëri. Edhe thotë mbyllni dyert edhe thotë të bashkohemi”, u shpreh Berisha, duke shigjetuar ashpër lidershipin socialist.