Kentaki te shtena me arme ne kolegj

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave në një kolegj në lindje të Kentakit, në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia ka arrestuar dy persona, përfshirë dhe atë që ka qëlluar me një pistoletë. Sipas policisë shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur si pasojë e një konflikti të brendshëm dhe nuk ka asnjë të dhënë se agresori të ketë pasur si objektiv sulmin ndaj kolegjit. Shtetet e bashkuara ët Amerikës po vazhdojnë të përjetojnë skena dhune me armë zjarri pavarësisht masakrës së një muaji më parë në Konektikat ku humbën jetën 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Vendi mbetet ende i përfshirë nga debatet për kontrollin e armëve. Agresori 50 vjeçar ka plagosur një adoleshente e cila tashëm është në spital jashtë rrezikut të hetës. Presidenti i kolegjit ka thënë se shkolla do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të hetimeve.