E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa e Panariti per Rokanas Te hiqet ligji i luftes

Shqipëria kërkon Greqisë të shfuqëzojë ligjin e luftës, të nxjerrë në 1940 nga mbreti i Greqisë Konstandin, pas sulmit që fashistët italianë i bënë Greqisë Luftës së Dytë Botëtore, përmes territorit shqiptar. 
Kërkesa për heqjen e ligjit të Luftësiu iu bë ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti. Shefi i diplomacisë shqiptare, e cilesoi “Ligjin e Luftës”, si një një ligj absurd nga ana e Greqisë. Për Panaritin, një veprim i tillë, do t’i çonte në një stad të ri në marrëdhëniet e dy vendeve. Ambasadori grek lidhur me kete ceshtje tha se do t’I percjelle autoriteteve me te larta greke, qendrimin e Panaritit. Marreveshja e kufirit detar me Greqine ishte nje tjeter teme bisedimi mes dy ministrave. Vec legjislacionit nderkombetar, Panariti u kujdes te permende edhe kushtetutat e dy vendeve si nje baze referimi per negociatat. Duket se ministri eshte treguar i matur, nisur nga fakti qe Gjykata kushtetuese e vendit tone rrezoi para dy vitesh marreveshjen e pare mes dy vendeve. Gjatë takimit, ministri Panariti, ka kërkuar nga pala greke shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentat aktuale që kanë në përdorim. Kjo nisur nga fakti se palët kanë avancuar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për këtë çështje.
Gjithashtu ambasadori Rokanas është pritur dhe nga Kryeministri Berisha. Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, Kryeministri Berisha theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet e rëndësishme pozitive dhe përpjekjen e jashtëzakonshme në shtetin fqinj për të kapërcyer pasojat e krizës, e cila ka një karakter, jo vetëm evropian, por edhe global. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha në emër të qeverisë shqiptare i përcolli qeverisë greke dhe kombit grek urimet më të mira, jo vetëm për kapërcimin me sukses të këtyre vështirësive, por edhe për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit. Nga ana e tij, Ambasadori grek Rokanas e falenderoi Kryeministrin Berisha për pritjen miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira të Presidentit grek Karalos Papulias, të kryeministrit grek Antonis Samaras, Ministrit të jashtëm Dimitris L. Avramopoulos dhe autoritetve më të larta greke. Ambasadori grek e siguroi Kryeministrin Berisha se Greqia mbështet dhe do të vijojë të mbështesë fuqishëm qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE dhe se ambasada greke në Shqipëri dhe ai personalisht mbeten të gatshëm për të kontribuar në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të frytshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë për të dy popujt. Ambasadori grek u shpreh se Greqia i qëndron fuqishëm projektit të njohur si axhenda 2014, i cili konsiston në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›