E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 270 000 familje debitore ne vendin me 12 varferi

Gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Berisha ka folur per amnistine fiskale e cila sipas tij do te behet me rastin e 20-vjetorit te ndarjes se Shqiperise nga sistemi diktatorial.


Duke theksuar se biznesi shqiptar e meriton ti falen detyrimet pasi eshte merita e tij qe Shqiperia nga nje vend me varferi 80 per qind eshte ka tashme nje varferi 12 per qind Berisha tha se vetem per faturat e energjise jane detyrues 270 000 familje shqiptare me nje borxh te llogaritur rreth 38 miliarde leke te reja ose rreth 400 milione dollare.


Berisha tha se perfitojne nga amnistia bizneset e paregjistruara falen sigurimet shoqerore gjobat e vendosura para dates 31 dhjetor 2010 falen kompanite me bilance jo te pershtatshme krijohet mundesia e vetedeklarimit per biznesit etj.

Sipas tij ajo cfare nuk perfshihet nga amnistia jane te gjitha pasurite subjekt hetimi per ligjin antimafia. Nuk falen pasurite e krijuara nga zyrtare dhe te fshehura nderkohe qe ruhet konfidencialiteti i te amnistuarve dhe pasurive te amnistuara tha kryeministri.



Biznesi e meriton faljen e mekateve pasi eshte merita e tij qe Shqiperia nga nje vend me varferi 80 per qind te jete sot nje vend me ne 12 per qind varferi nga vend ne 3-4 vendet me te varfra te planetit te jete sot ne e vendeve me te ardhura me te larta vleresoi ai gjate mbledhjes.


Ai u beri thirrje kategorive perfituese nga amnistia te perfitojne duke shfrytezuar kohen deri me 31 dhjetor 2011. Gjithashtu Berisha ftoi opoziten ta votoje ligjin per amnistine pasi ne rast te kundert ne do te detyrohemi te ofrojme faljen e cila nuk ka spektrin e amnistise por perjashton biznesin e madh.

Nje tjeter pike ne te cilen Berisha u ndal gjate fjales se tij ishte falja e detyrimeve te energjise elektrike per familjet qe nuk kane pasur mundesi ti paguajne ato. Po sot ne vendosim faljen e detyrimeve ndaj OSSH-se e KESH-it deri ne ditet kur kontrata e firmosur mes OSSH-se dhe CEZ-it ndan oret. Pjesa e borxhit e mbetur prej saj 38 miliarde leke te reja rreth 400 milione dollare jane borxhe te konsumatoreve familjare jane 98 per qind detyrime te shtresave ne nevoje. E verteta eshte se detyrues per faturat e energjise jane 270 000 familje shqiptare tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›