E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Berisha harxhoi 700 mije euro per autoblinde

Akuza

Siguria e personalitetit te Kryeministrit Sali Berisha perlan edhe 700 mije euro te tjera per nje makine te blinduar. Te pakten ky eshte pretendimi i Partise Socialiste e cila permes sekretarit te grupit parlamentar Taulant Balla ka denoncuar faktin ne fjale te cilin e ka shoqeruar edhe me disa foto te makines ne doganen e Durresit. Jashte kontekstit te shpenzimeve Balla ka bere edhe disa aludime politike qe riciklojne klimen e marredhenieve ne Shqiperi. Si ka mundesi qe nje Kryeminister qe pretendon se e ka zgjedhur populli me vote te lire sot eshte peng i makthit te tij Sot me shume se kurre eshte e qarte se Saliu nuk eshte nje Kryeminister i nje vendi demokratik i zgjedhur me vote te lire por vetem nje autokrat qe ka frike nga populli - tha Balla. Me tej ai ka bere disa krahasime mes veprimeve te qeverise Berisha pretendimit per shkurtim te shpenzimeve operative dhe faktit te ri qe pergenjeshtron kete filozofi ekonomike. Sali Berisha u hoqi makinat policeve prokuroreve gjyqtareve institucioneve kushtetuese gjoja per te kursyer nga shpenzimet e shtetit. Te gjitha keto mjete e para i kembeu me nje makine te vetme nje autoblinde luksi per veten. Nga taksat e shqiptareve nga pasuria e perbashket me 700 milione leke eshte blere ky autoblinde per Kryeministrin e qeverise me bllok ne dore. 10 mije pensione per rehatin personal te Berishes per te blere bunkerin e tij levizes - tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›