E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Kryeministri ska nevoje per nje makine te blinduar

Replika

Partia Demokratike mohoi dje qe Kryeministri Sali Berisha te kete blere nje Benz te blinduar per ruajtur sigurine e tij. Kete qendrim e beri te ditur dje zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraji ne nje deklarate per median duke hedhur poshte keshtu zerat e medias dhe opozites per kete blerje te re te kushtueshme. Sipas zedheneses se PD-se keto shpifje behen nga ana e opozites me synim denigrimin e figures se Kryeministrit. Edhe sot diten e bekuar te Sulltan Nevruzit dhe 22 marsit festes kombetare te fitores se Partise Demokratike e forcave demokratike ne vend dites se permbysjes se diktatures se bllokmeneve Hoxhist Edvin Kristaq Rama vazhdon vrerin e shpifjeve trillimeve e mashtrimeve qe ju servir cdo dite shqiptareve - e konsideroi kete lajm zedhenesja e PD-se. Sipas saj Kryeministri Berisha nuk ka blere gjate viteve te tij si Kryeminister as edhe nje automjet te vetem te blinduar apo te pablinduar. Kryeministri nuk ka pasur dhe nuk ka nevoje te bleje as edhe per ti dhuruar njeri ndonje automjet - perseriti Mustafaraji duke e quajtur kete nje trillim te radhes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›